EKSKLUZIVE/ Konflikti Shalsi-Halilaj shkaktoi sherrin me armë në Kukës? Si nisi përplasja Halilaj-Muçmata

Një sherr i nisur disa ditë më parë në Bicaj të Kukësit ka përfunduar me të shtëna armësh, duke lënë të plagosur 29-vjeçarin Elvis Halilaj. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe 25-vjeçarit Sebastian Muçmata, i cili e qëlloi me armë pranë shtëpisë së tij. 3 të arrestuar, përfshirë drejtorin e bashkisë Kukës. Akuza: Vrasje me paramendim. Replikë shkon më tej…

Një ngjarje e rëndë tronditi Kukësin më 19 shkurt, kur 25-vjeçari Sebastian Muçmata plagosi me armë zjarri Elvis Halilin, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Ngjarja e cila si fillim pati një sfond qejfmbetjeje për çështje zyre, po shkon edhe në një tjetër drejtim. Prokuroria arrestoi dje edhe 3 persona të tjerë, mes tyre edhe vëllain e Muçmatës, Zenel Muçmatës, mbi të cilin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë.

Në pranga ranë edhe Genc Pinguli dhe Enea Asllani për përkrahje të autorit të ngjarjes.

Por çfarë ndodhi më 19 shkurt në Kukës? Replikë hulumtoi më tej… Ne zbuluam një konflikt me sfond politik, në nisje të fushatës elektorale i cili është një tjetër pistë që i shtohet hetimit.
Më 19 shkurt, 25-vjeçari plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit. Sebastian Muçmata u dorëzua vetëm disa orë pas ngjarjes. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit.

Kushëriri i kryebashkiakut ka rrahur drejtorin dhe të atin, Qerim Muçmata. 25-vjecari, Sebastiani, pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut.

Burime i thanë Replikë se një tjetër arsye që mund të ketë nxitur konfliktin është edhe përplasja brenda Partisë Socialiste në Kukës. Burime nga zona thonë se familja Halilaj dhe kryebashkiaku Albert Halilaj nuk ka pranuar emërimin e Eduart Shalsit si drejtues politik të PS në Kukës, duke krijuar tensione brenda grupimeve lokale.

Megjithatë, Eduard Shalsi ka mohuar çdo lidhje mes këtyre lëvizjeve politike dhe ngjarjes së rëndë, duke deklaruar se ndryshimet në drejtimin e degëve të PS-së nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin e ndodhur.

I pyetur nga Replikë, Shalsi tha se nuk ka patur përplasje pasi të gjithë kryetarët e qarkut kanë qenë të komanduar.

“Me të 3 kryetarët bisedova paraprakisht. Të 3 kanë qenë të komanduar. I Tropojës dhe i Hasit kanë filluar dhe kanë impenjime dhe më kërkuan vetë që të zëvendësoheshin. Ndërkohë që në gjithë Shqiperinë një rast përjashtimor ka patur kur kryetari i bashkisë ka qenë edhe kryetar partie. Ndaj dakordësuam që edhe si periudhë zgjedhore që është të marr unë drejtimin përkohësisht.”-tha Shalsi.

Ndërkohë që Halili u kontaktua disa herë nga redaksia e Replikë por kontakti me të është i pamundur. I plagosuri, Elvis Halilaj është kushëriri i kryebashkiakut Albert Halilaj dhe dyshimet e prokurorisë janë se ngjarja ka një motiv më të fortë se largimi nga puna. Si qendron e vërteta? A u dhunua Zenel Muçmata përpara se të ndodhte konflikti me armë zjarri? Hetimi vazhdon!/ Replikë