Ekonomia rritet sërish/ INSTAT: 3.23 përqind në 3 mujorin e dytë

Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive përgjatë pjesës së parë të këtij viti.Instituti I Statistikave ka publikuar të dhënat për rritjen ekonomike e cila rezulton se në tremujorin e dytë është 3.23%.Ky nivel vlerësohet të jetë I kënaqshëm në një kohë që ekonomitë e eurozonës dhe Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga kriza e çmimeve. Gjatë vitit të ardhshëm parashikimet për rrtijen ekonomike pritet të jenë më të larta të ndikuara edhe nga ecuria e turizmit.

Kontribut në rritjen ekonomike ka dhënë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme ,sektorë këto që kanë mbajtur peshën. Ndërtimi është rritue me 1,43% e ndjekur nga , Aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0,72% e ndjekur nga administrate publike.

Negativisht në ecurinë ekonomie gjatë periudhës prill-qershor kontribuoi grupi: Industri, Energji ,Aktivitete profesionale dhe Bujqësia. Parashikimet e institucionevendërkombëtare financiare por edhe të qeverisë janë që ekonomia shqiptare do të ketë një rritje rreth 3 % gjatë këtij viti. Vetëm pak ditë më parë BERZH vlerësoi se Ekonomia shqiptare do të rritet me 2.5% gjatë këtij viti.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerësimet e vjeshtës ka lënë të pandryshuar projeksionetper eccurinë ekonomike në vendin tonë.Parashikimet janë më optimiste për vitin e ardhshëm

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *