Ekonomia, drejtësia dhe arsimi, skenari i protestës së sotme të Opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë  mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, ftoi të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për udhëheqjen e një narkoshteti dhe organizate kriminale.

Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të opozitës për të sfiduar këtë regjimin të korruptuar, duke e cilësuar si më të keqin në histori, dhe kërkoi që forcat politike të lënë mënjanë dallimet dhe të veprojnë së bashku për të pasur sukses.

Pjesëtarë të Partisë Demokratike kanë radhitur disa prej arsyejeve të protestës së sotme.

Le të protestojmë së bashku kundër:

• Talljes së mbi 800 mijë pensionistëve me rritje qesharake pensionesh e bonuse elektorale
• Çmimeve të larta që varfërojnë shqiptarët e pasurojnë qeverinë
• Mungesës së shpresës për mijëra të rinj që nuk duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri
• Keqqeverisjes dhe mungesës së mundësive që ka shpopulluar më shumë se gjysmën e vendit
• Nëpërkëmbjes së administratës shtetërore, duke e vënë në shërbim të Partisë Socialiste ende pa nisur fushata
• Keqtrajtimit të të sëmurëve dhe mungesës së shërbimeve në spitalet shtetërore
• Rrënimit të sistemit arsimor, që prodhon analfabetë funksionalë
• Vjedhjes së fondeve të femerëve dhe shtyrjes së fasonëve drejt falimentit përmes zhvlerësimit të qëllimshëm të euros
• Rrënimit ekonomik të qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin në një vend ku 1 metër katror në kullat që lartësohen përditë nis nga 6 mijë euro e ku bregdeti betonizohet nga klientët e qeverisë
• Kolapsit të sistemit gjyqësor që detyron qytetarët të presin 15 vite për të marrë drejtësi e shumë ndërrojnë jetë pa e marrë