Ekipi i OSCAR ,i përgatitur për çdo skenar
Na ndajnë pak ditë nga ngjarja më e rëndësishme kinematografike në botë. Për ditën e shënuar organizatorët e ceremonisë së 95-të të cmimeve Oscar po përgatiten në detaje.
Ata janë të përgatitur për cdo skenar të mundshëm. Gatishmëria e lartë e organizatorëve vjen pas shuplakës së bujshme të aktorit Will Smith ndaj Chris Rock, ngjarje e cila ndodhi vitin e kaluar.
Për herë të parë, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka krijuar një ekip krize për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm.
Pas ngjarjes, organizatorët e Oscar u kritikuan ashpër që lejuan Smith të qëndronte në audiencë dhe të pranonte më pas cmimin për aktorin më të mirë.
Vetë Smith nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë që pritet të mbahet të dielën. Atij iu ndalua pjesëmarrja në këtë ngjarje për 10 vjet.
Në teatrin Dolbly aty ku edhe mbahet ceremonia e Oscar siguria pritet të jetë e lartë .Forcat e rendit do të jenë të pranishme rreth teatrit dhe tapetit të kuq. Oscar do të transmetohet në rrjetin televiziv ABC ndërsa prezantues është zgjedhur Jimmiy Kimmel.