Egnatia ‘thyen’ Bylis dhe prek gjysmëfinalen, barazim pa gola te Laçi-Partizani dhe Elbasani-Vllaznia

Fitimi i Kupës së Shqipërisë është objektiv konkret edhe këtë sezon te Egnatia. Kampionët absolut në edicionit të shkuar hodhën një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Rrogozhinasit fituan 1-3 në transfertën e Ballshit kundër Bylis për të qënë thuaje e kualifikuar në raundin tjetër.

Golat për Egnatian u shënuan nga Ujka Votlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës. Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.

Gjithçka e hapur në takimin tjetër, atë mes Laçit dhe Partizanit. Duel tepër i luftuar, por që nuk prodhoi gola, me dy ekipet që shpërdoruan për barazim 0-0. Kurbinasit luajtën më shumë se 70 minuta me 1 lojtar më pak, pasi Prodani u ndëshkua me karton të kuq. Në barazim pa gola edhe sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Raste të pakta për të shënuar për të dy ekipet që lënë të hapur çështjen e kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi tjetër çerekfinal luhet këtë të enjte me Dinamon që pret Skënderbeun.