Egnatia largohet nga gara për titull, ndal hovin e Laçit

Egnatia ka hequr dorë nga çështja titull.

Rrogozhinasit ngecën në barazim 1-1 ndaj Laçit dhe tashmë distancat me kreun sa vijnë e thellohen. Skuadra e Edlir Tetovës arriti që të marrë një pikë ndaj kurbinasve, edhe pse për shumicën e duelin e luajti me 10 lojtarë. Dalja me karton të kuq e Zejnullai u duk se ndërlikoi fatet e Egnatias për pikë, me 24-vjeçarin që u ndëshkua me karton të kuq pas gjysmë ore loje.

Avantazh që u shfrytëzua nga skuadra e Stavri Nicës në fraksionin e dytë të lojës. Sulmuesi më i mirë i skuadrës, Guindo, që asistin e Spahiut e shndërroi në gol.

Epërsia numerike dhe në rezultat nuk u shfrytëzua nga kurbinasit, të cilët u kapën në befasi nga goli i Laurentinos. Braziliani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të shënuar golin me vlerën e një pike.

Pak minuta më pas, kurbinasit shënuan, por goli u konsiderua i parregullt. Barazim që vlen shumë pak për dy ekipet, me Egnatian që numëron 43 pikë, teksa Laçit mbetet në zonën e mesit të tabelës me tre më pak.