Egli Tako akuzohet për humbjen e fëmijës që priste me Olsi Bylykun, reagimi i fortë i familjes së banores së BBV4


Një postim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku një llogari në TikTok ka pretenduar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë kohës kur ishte në një lidhje me aktorin Olsi Bylyku.

Spekulimi ka nisur pas një videoje dhe një “InstaStory” të postuar nga Tako, ku ajo ka treguar se ka humbur fëmijën. Ajo gjithashtu ka shpjeguar një tatuazh në shpatullin e saj, ku ka shkruar fjalët: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe… Mami të do.”

Mirëpo, më pas është zbuluar se tatuazhi dhe dedikimi janë për macen e saj, e cila ka ndërruar jetë. Familja e këngëtares ka reaguar ashpër ndaj këtyre spekulimeve, duke shkruar në llogarinë e saj sociale: “Ju kemi lënë Zotin, se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!” Ata kërkuan ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme dhe theksuan se ky spekulim është i pavërtetë dhe i dhimbshëm për familjen e Egli Takos.