Egli përlotet pas debateve me Gjestin: Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu

Pas debatit të ashpër me Gjestin gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP, Egli është shfaqur e përlotur në një bisedë me Danjën. Ajo shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua dhe për fjalët e rënda që iu drejtuan.

“Ai nuk ka nevojë të bëjë shfajësime, se unë vetë e mbrojta në Prime. Gjeta hapësirë t’i thoja prapë diçka të mirë, që me siguri do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu,” u shpreh Egli mes lotësh.

Banorja gjithashtu tha se ndihet e keqkuptuar dhe e lënduar nga akuzat që i bëri Gjesti. “Të vijë të më thotë ‘e pafytyrë’, ‘je lojtare’, ‘ke dashur të më nxjerrësh keq’… A thua se fjalët që tha në klip ishin të miat dhe jo të tijat. Mirë, nëse të bën të ndihesh më i pastër me njerëzit, bëje,” tha ajo e prekur.