Egla akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim sek*ual/ Vëllai i aktores: Këto janë gjëra serioze, do t’i shkojmë deri në fund

Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të fortë pasi akuzoi moderatorin Saimir Kodra për ngacmim seksual për një vend pune.

Ajo u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i aktores ku i pyetur në Wake Up në lidhje me këtë çështje ai u shpreh se këto janë gjëra që duhet të kesh informacione para, por gjithsesi ajo ka përkrahjen time me rastin e parë që do të kem mundësi patjetër që do jem pas krahëve të saj dhe pse jo, t’i shkojmë deri në fund sepse këto janë gjëra serioze.

 

“Unë ka vite që jetoj jashtë, por jam rritur me Eglën që i vogël kam mësuar shumë prej saj, nuk di të them shumë dhe nuk doja të përgjigjesha se këto janë gjëra që duhet të kesh informacione para, por gjithsesi ajo ka përkrahjen time me rastin e parë që do të kem mundësi patjetër që do jem pas krahëve të sajdhe pse jo t’i shkojmë deri në fund sepse këto janë gjëra serioze”, tha ai.

I pyetur për natyrën agresive të Eglës pasi është konfliktuar disa herë më banorët e shtëpisë ai u përgjigj që duke ditur se ku janë dhe cfarë ai format don nukështë se po e justifikoj por besoj se ajo është pjesa e lojës, nuk besoj se e ka tejkaluar në fund të fundit ata janë për të nxjerrë njëri-tjetrin aty jo dhe për të bërë të keqen motra, të keqen vëllai.