Efektivi i policisë përplaset nga makina në Tiranë, largohet autori

Një aksident është regjistruar në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku një automjet ka përplasur një efektiv policie.

Ai ishte jashtë shërbimit, teksa është dërguar në spital me lëndime të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa polici po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

 

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.