Efektivi hodhi molotovin drejt protestuesit, aktorja tregon momentet e panikut: Babai im mund të kishte vdekur, policia nuk hidhte ujë

Kujtim Emiri, babai i aktores Juli Emiri mbeti i lënduar gjatë protestës së opozitës dje në Tiranë. Në momentin kur mbështetësit e opozitës ishin mbledhur para Bashkisë së Tiranës, nga turma hidhet një molotov drejt kordonit të policisë. Një prej efektivëve e shtyn atë me këmbë drejt protestuesve. Aty pranë ndodhej pikërisht 65-vjeçari i cili përfshihet nga flakët menjëherë.

Aktorja Juli Emiri ka reaguar pas veprimit të policit, duke deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët, forcat e rendit nuk reaguan në asnjë moment që të hedhin ujë. Ajo shprehet se dje rastisi babai i saj, ndërsa nesër mund të jetë kushdo, pasi nënvizon se historia përsëritet aq herë sa nuk zënë mend shqiptarët.

Reagimi i aktores

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë ‘mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse (jo babi)’, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin, por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq, por mendojnë ‘shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh’ pa e kuptuar sa shpejt do t’u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!”.

Juli Emiri

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *