Efektiv i burgut të Burrelit tenton të vrasë veten me armën e shërbimit, në gjendje kritike
Një efektiv i burgut të sigurisë së lartë në Burrel ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij, ku ai ka marrë një plumb në kokë.
Polici, i identifikuar me inicialet S. N., është rreth 58 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është kritike.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e vetëplagosjes dhe arsyet që mund ta kenë çuar efektivin në këtë akt ekstrem.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmē mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.