Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një konferencë për mediat ditën e sotme ka dhënë më shumë detaje në lidhje me dy satelitët e Shqipërisë në hapësirë.
Peleshi tha se ata janë shumë të domosdoshëm për të dhënat zyrtare.
”Kemi filluar të marrim imazhet e para, përpunohen nga ASIK, agjensia për informacionin gjeohapësinor. 4 herë në javë i marrim, patjetër që na ndihmojnë.
Në një fotografi është nga veriu dhe jugu i vendit, ne vazhdimisht do punojmë për imazhin vjetor të Shqipërisë, i cili është i përdorshëm kudo”- tha Peleshi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ