“Edukimi sportiv i nxënësve do të jetë shtyllë kryesore e arsimit”, Berisha për Sportin: Do të ketë ligjin e vet që i garanton financa, dënojmë shit-blerjen e ndeshjeve!

Gjatë prezantimit të programit për sportin të PD ‘Shqipëria Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur se, qeverisja e ardhshme do të dyfishojë buxhetin për këtë fushë.

Berisha premtoi amendim të ligjit për sponsorizimin në sport, me qëllim që të ketë më shumë autonomi. Gjithashtu, ai theksoi  në fjalën e tij se, ‘duke iu garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë së PD, ftoj të gjithë sportistët të punojmë së bashku për një Shqipëri Madhështore, e cila nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor’.

Qeveria nën drejtimin e PD, do të mbështesë edhe sporte të tjera, e jo vetëm futbolli, edhe pse ky i fundit është më i famshmi ndër sportet.

PJESE NGA FJALA E BERISHES: 

“Me këtë program garantohet një riorganizim, një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm për një vend dhe një shoqëri, siç është sporti.

Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit. Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera.

Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit. Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastërta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


Të gjitha investimet, sponsorizimet e sektorit privat dhe shtetëror me inkurajim të madh nëpërmjet të ligjit të sponsorizimit, të angazhimit të biznesit në mbështetje. Krahas kësaj, buxheti për sportin do të dyfishohet. Shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme, fisnike të tyre brenda vendit dhe jashtë.

Mafia qeveritare në sport është problematike edhe në pazaret që bëhen pas perdeve në ato që quhen shitje dhe blerje. Ligji do u japë përgjigjen më të rreptë. PD e konsideron sportin dhe edukimin të pandarë nga njëri-tjetri.

Edukimi sportiv i nxënësve, i të rinjve do të jetë shtyllë kryesore e sistemit tonë arsimor. Është sot e njohur se çfarë rëndësie ka në suksesin, në rezultatin e individit, performanca e tij, përgatitja e tij psikologjike dhe fizike.

Të dyja këto të lidhura shumë me sportin. Degët e sportit do të gjejnë mbështetje, stimuj, jo duke i shpallur kapitenë apo kolonelë me paleta, por duke u shpërblyer pa i militarizuar ata apo ato për të gjithë meritën që kanë. Duke shprehur mirënjohjen për përfaqësimin e tyre për kombin, flamurin në gara dhe ndeshje ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


Sigurisht që futbolli mbetet sporti më popullor. Por kjo nuk do të thotë që të eklipsohen, të injorohen sportet e tjera dhe mbështetja për sportet e tjera. Jo! Do vendoset një proporcion i pranueshëm dhe i drejtë në mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së sporteve ndaj formave të tjera të sportit përveç futbollit.

Shqipëria, pavarësisht vështirësive të saj, por ka arritur maja evropiane dhe botërore dhe ky është fakt i pamohueshëm jo në një, por në disa sporte të tjera. Ndaj dhe ne i qëndrojmë mbështetjes së fuqishme dhe përjashtimit të mbështetjeve të njëanshme në financime dhe mbështetje të tjera për lloje të ndryshme të sportit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)