Edukatorja i dhunoi djalin 3-vjeç, babai: Mendoja se ishte i qetë, burri i saj më kërcënoi në telefon…

Lorenc Rrapa babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes, por edhe që pasoi më pas historia.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht.

Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”,- tha Lorenc Rrapa në emisionin ‘People’ në Euronews.