Edoardo Reja nuk njeh moshë, rikthehet në kampionatin ballkanas

Aventurë e re për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Edoardo Reja. 77-vjeçari italian nuk ka ndërmend të heq dorë nga trajnimi, teksa tashmë do të tentojë të bëj surprizën me skuadrën sllovene të Goricës për të shmangur rënien nga kategoria.

Reja i cili drejtoi kuqezinjtë mes viteve 2019-2022 përjeton kështu eksperiencën e radhës në pankinën e klubeve, pasi më parë ka drejtuar nga stoli ekipe si Atalanta, Lazio,Napoli, Torino e Bologna, ndërsa në Kroaci në edicionin 2009-2010 u ul në stolin e Hajdukut të Splitit.

Në eksperiencën me kombëtaren shqiptare, Reja shënoi 14 fitore dhe 9 barazime në 38 ndeshje në pankinë. Gorica ndodhet në vendin e fundit në Superligën sllovene pas 24 javësh, me 15 pikë të grumbulluara.