Edmond Spaho tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje: Jam i shokuar me rezultatin, PD të gjejë…

Pas mbetjes jashtë Parlamentit në zgjedhjet e 11 majit, politikani veteran Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij aktive në politikë.

Në një mesazh të publikuar për mbështetësit, Spaho shprehet se është i shokuar nga rezultati dhe falënderon familjen, strukturat e PD-së dhe qytetarët që e kanë mbështetur gjatë 35 viteve të karrierës së tij.

Ai i bën thirrje Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar këtë krizë dhe për t’u rikthyer si një shpresë për Shqipërinë.

“Te nderuar miq,

Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!

Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.

Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.

Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.

Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.

I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.

Me shume mirenjohje,

Edmond Spaho