Zgjedhjet në Amerikë u mbyllën me një fitues, Donald Trump. Republikanët veç fitores së tij i sollën botës edhe qasje të re të të bërit fushatë.
Edhe pse me pak fonde, mbështetës publikë, influencues dhe persona të famshëm do dilnin dhe bënin jo vetëm thirrje për të votuar kundër kandidatit republican, por edhe të shkonin aq larg sat ë deklaronin se do të braktisnin Amerikën në rast të një fitoreje prej së djathtës. Kamala Harris ia doli të ishte pjesë e garës presidenciale ashtu siç nuk kishte qënë askush më parë. Me një armatë artistësh superstarë botërore, më të famshmit në 10 vitet e fundit në glob, megjithë fuqinë e administratës amerikane, me Barack Obama në krye të fushatës me teksin “Lose your self’, nga një podium në Detroit, zonja Harris nuk mundi të shkojë as përtej rezultatit të Joe Biden në vitin 2020.
Ajo nuk dha asnjë argument bindës se përse duhej pikërisht ajo që të drejtonte vendin, se si do të rimëkëmbej ekonomia dhe se çfarë qasje do të kishte presidenca e saj mbi emigracionin. Trump ishte i qartë, me njerëz të rinj, energjik, patriot dhe shumë të vendosur, secili luajti rolin e tij në mënyrë të saktë dhe eficente. Elon Musk ishte personi kyç i gjithë këtij rrugëtimi të egër fushate presidenciale, i pasuar nga Robert Kennedy dhe surpriza e kësaj gare, J.D. Vance, zv/presidenti.
Sondazhet amerikane sugjerojnë një fitore të ngushtë të kandidates demokrate. Po të njëjtat sondazhe pasqyronin se 3 nga 10 votues amerikan thonin se ekonomia e tyre familjare ishte përtokë, 3 nga 5 votues amerikanë ishin të pakënaqur me administratën aktuale Biden. Dukshëm, fushata e PR për Harris, ishte thjeshtë influencuese, speculative dhe aspak e prekshme nga masa e votuesve. Donacionet e saj vendosen rekord deri në mbi 1 miliard dollarë të grumbulluara në pak ditë, të cilat u shpenzuan vetëm për imazh, këngë, tëerk, agjendë moderne, video në Tik Tok, thirrje feministe, prezantues të famshëm. Tashmë fitorja spektakolare e republikanit ka rrëzuar disa shtylla të forta në linjën politike globale. Mediat tradicionale janë jashtë, bojkoti nuk funksionon, sondazhet janë tregues jo të vërtetë të asaj që mendojnë votuesit dhe më kryesorja, njerëzit janë kundër dogmave dhe doktrinave imponuese.
‘Old School journalism” pritet të zëvendësohet nga ajo që Elon Musk e ka quajtur tashmë Citizen Jourinalism, gazetari e pavarur nga një pronar por e shkruar nga njerëz të thjeshtë të cilët kanë informacione në kohë reale nga platformat sociale dhe eksperiencat personale. Demokratët tashmë kanë humbur 2 nga 3 palë zgjedhje kundër Trump. Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Biden.
Fitoi përballë Trump dhe po i dorëzon çelsat atij në mbyllje.Një ditë para takimit me Presidentin në detyrë, Joe Biden, Trump ka prezantuar kabinetin e tij të ardhshëm, ku bie në sy zgjedhja e sekretarit të Shtetit, senatori i Floridës, Marco Rubio dhe një armate besnike dhe të rinj në postet kyçe administrative si Mike Ëaltz në rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Ratcliffe në krye të CIA-s dhe Elon Musk në krye të Departamentit të eficencës Qeverisëse.
Ne një riepilog të fundit, Trump nëpërmjet retorikës së tij tradicionale maskiliste dhe gati gati diktatoriale, qëndrueshmërisë së tij të hekurt përballë një gare të ashpër ku përfshihen edhe dy atentate serioze për vrasjen e tij, qartësinë e tij mbi rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, prekjen e çdo centimetri territori të votuesve tradicional kundër tij, arriti të marrë një fitore të madhe të presidencës, senatit, votës popullore dhe të rifitojë një reputacion të shpejtë edhe të konsoliduar botëror edhe në moshat e reja nën 30-vjeç, target grupi më i vështirë për Politikën në kohët tona, të cilët padiskutim i dhanë atij fitoren e kërkuar.