Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës “arrest në burg” për Edison Mucekun, i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë.
Në sallën e gjyqit, Muceku ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Edison Muceku u ekstradua pak ditë më parë nga Mbretëria e Bashkuar, ku u arrestua në janar të këtij viti.
Emri i Mucekut rezulton në listën e 50 personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi urdhëarreste, në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”.
Megaoperacioni i drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol në Maj të vitit të shkuar zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë operacion.
U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës.
Muceku, i njohur ndryshe edhe si ushtari i Hektor Xheçukë, grupi kriminal i të cilit është përfshirë në eliminimin e Hamza Terziut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Ai akuzohet si bashke autor në tentativën e vrasjes që ndodhi në Bulqizë më 21 maj të vitit 2020, ndaj Hamza Tërziut.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.