Edison Memolla paraqitet në SPAK, akuzat mbi kryebashkiakun e Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës të procesit ndaj tij.

Memolla akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, vepër për të cilën SPAK ka kërkuar dënim me 1 vit burg dhe 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim funksionesh publike.

Në seancën e sotme, gjykata pritet të njihet me konkluzionet e mbrojtjes.