Edison Elezaj i “Lajthizës” terrorizon Tiranën/ Plagos “pa dashje” tre persona dhe ikën në drejtim të…

Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit Lajthiza, u bë subjekt hetimi. Një natë më parë, ai plagosi 3 persona, sipas policisë nga një pakujdesi e momentit. Metodë kjo e përdorur shpesh, sa herë që në ngjarje të tilla përfshihen fëmijë biznesmenësh, duke u përpjekur t’i shpëtojnë drejtësisë. Edison Elezaj mbante armë pa leje. Prishi rendin dhe qetësinë publike. Dhe si për t’i shpëtuar hetimit, të plagosurit nuk shkuan në spital shtetëror, por privat.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E..

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *