Edi Rama merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Zvicër! Cila është tema

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Davos-Klosters, Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025. Takimi, i cili është edicioni i 55-të vjetor, mbledh rreth 3000 liderë nga mbi 130 vende, përfshirë 350 liderë qeveritarë dhe 60 kryetarë shtetesh e qeverish.

Forumi po zhvillohet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke u fokusuar në pesë shtylla kryesore për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Axhenda e Kryeministrit Rama

Kryeministri do të marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta dhe panele të ndryshme ku do të adresohen sfidat globale dhe rajonale, si transformimi ekonomik, qëndrueshmëria mjedisore dhe teknologjia e avancuar. Gjithashtu, Rama pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologë, liderë biznesi, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse.

Forumi Ekonomik Botëror 2025 është një mundësi e rëndësishme për liderët botërorë për të ndarë ide dhe për të vendosur strategji të reja për sfidat dhe mundësitë e ardhshme globale. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë takim të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.