”Edhe ne kemi detyrime”, Varhelyi flet për integrimin e Shqipërisë: Koha që të mbajmë premtimet
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama ai e vuri thksin tek integrimi i Shqipërisë duke thënë se BE ka detyrim që të mbajë premtimet, kur vendi kandidat i ka mbajtur të tijat.
“Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi dhe ne kemi detyrime. BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur.
Dhe këtë po bëjmë. Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekonomike këtu.
Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 mln euro grantesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.