Edhe ndërtuesi Bektashi merret i pandehur për dosjen ‘Partizani’

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u njoh me akuzën e ngritur ndaj tij në lidhje me çështjen “Partizani”.

Ndaj tij është është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, një masë e cila është zbatuar, në ndryshim nga Berisha, për të cilën pati një vendim të dytë, për arrest shtëpie.Një ditë më parë me akuzat e SPAK u njohën dhe Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.