E zuri minerali poshtë ndërsa punonte me eskavator, intensifikohen puna kërkimore, ja kush po merr pjesë
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një fabrikë përpunimi kromi në zonën e Qafës së Burrelit, ku një punëtor 29-vjeçar u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali gjatë punës me një fadromë. Deri më tani, ai rezulton i zhdukur, ndërkohë që forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e tij.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin Arben Lleshi, 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë ku ndodhi aksidenti. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Policia bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se mungesa e masave të nevojshme të sigurisë në punë mund të ketë sjellë pasojat e rënda për punëtorin Altin Basha, 29 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur.
Në operacionin kompleks janë përfshirë:
Rrëshqitja e ndodhur përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa të vlerësuara rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes ekstrem, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion.