E zuri korenti teksa po punonte, ky është 32-vjeçari që humbi jetën dje në Shëngjin
- 20 July, 2025
Ky është 32-vjeçari Zef Lorenci që humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.
Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.
Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Tags:
shengjin
Regjistrohu në buletinin tonë informativ