E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur në Itali 62-vjeçarja shqiptare Suzana Koçibelli
Shqiptarja Suzana Koçibelli, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 9 janarit, është gjetur e vdekur në Itali. Trupi i pajetë i 62-vjeçares u zbulua në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, nga punonjës të kompanisë Enel që operonin në një hidrocentral në veri të Romës.
Trupi u nxor nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, ndërsa sipas raportit të parë të mjekut ligjor nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune. Dyshohet se vdekja ka ndodhur disa orë pas zhdukjes së saj, por shkaqet e saktë mbeten ende të paqarta.
Policia italiane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë, duke përfshirë edhe një analizë të detajuar të vendndodhjes dhe dëshmitarëve të mundshëm.