E zënë në faj, Monika Kryemadhi akuzoi sërish organin e akuzës SPAK
Të hënën e parë të çdo muaji, Monika Kryemadhi, “sulltanesha” Monika Kryemadhi do kryej masën “detyrim paraqitje’ të caktuar nga SPAK.
Veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë për momentin kanë dhënë masën “detyrim paraqitje”, por në fakt duhet të jetë pas hekurave, ashtu siç “Meta i qelisë së burgut 313”.
Pavarësisht se e zënë në faj, Kryemadhi akuzoi sërish organin e akuzës.
“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje, kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente. Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi.