E vrau dhe i dogji trupin viktimës/ Ekstradohet Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burg

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Shqiptari u kap në Bari të Italisë në janar të këtij viti, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me një tjetër peron, ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Pas disa vitesh në arrati, Tufa u gjurmua dhe u kap në Itali në janar të këtej viti dhe sot iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.Gjykata e Krujës e gjeti fajtor atë duke e dënuar në mungesë me 30 vjet burg për vrasjes e Kejsi Hysës në korrik të vitit 2018. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën kanë ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i kanë djegur trupin viktimës. Trupi  i 34-vjeçarit,Kejsi Hysa, u gjet pas disa ditës i groposur në një parcelë, pranë lumit në Nikël.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi Niklën ndodhi më 5 korrik 2018, brenda një parcele të mbjellë me hashash. Në atë kohë policia arrestoi për krimin Hysni Ramën ndërsa Agron Tufa arriti të largohej nga Shqipëria.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël.

Ky shtetas u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.