E vërteta pas largimit të Eglit nga BBV? Redoni: U shokova, nuk dija çfarë të besoja!

Largimi i papritur i Egli Tako nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar shumë reagime, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Vendimi i saj për të dalë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe psikologjike ka prekur edhe Redon Beranin, i cili ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen e tij për situatën.

Gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, Redoni tha se ishte shokuar kur mori vesh për daljen e Eglit, duke shtuar se nuk e kishte kuptuar plotësisht gjendjen e saj të vështirë.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psikologjike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja,” – u shpreh ai.

Redoni shtoi se, përtej lojës dhe çmimit, më e rëndësishme është që Egli të kujdeset për veten dhe të marrë mbështetjen e nevojshme. “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë,” përfundoi ai.