Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të disa pamjeve që u bënë virale, ku ajo shfaqej se e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut dhe duke jetuar me ndihma.
Fillimisht ajo u shfaq në një video të transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, ndërsa ditën e djeshme Parashqevi Simaku u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata.
Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte ne gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet te forte dhe gëzonte shëndet te plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video sebashku do tju tregoj qe është nje grua vitale e mençur dhe me shume drite”.
Ndërsa në një tjetër postim, ku shfaqet së bashku me artisten shqiptare, Elvira Tata shkruan se “ajo është e bukur si gjithnjë dhe me një buzëqeshje plotë jetë”.