E turpshme/ Policja në Tiranë shet automjetin e sekuestruar. I përkiste…
Besie Koshena, një punonjëse policie me gradën nënkomisar, pjesë e strukturave të Komisariatit nr.1 në Tiranë, është pezulluar nga detyra, pasi është në hetim nga Autoriteti i Mbikqyrjes Policore për veprën penale të mashtrimit.
Kjo punonjëse, thuhet në dosjen e AMP, duke shfrytëzuar funksionin e saj si OPGJ, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi. Në hetim është vendosur edhe ky i fundit.
Përpara disa kohësh një person vrau veten brenda mjetit të tij tip “Golf 6”. Në atë kohë mjeti i bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës. Pas verifikimeve dhe hetimeve, organi i akuzës urdhëroi që mjeti t’i kthehej familjarëve të viktimës. Besie Koshena, e cila ishte urdhëruar për të kthyer mjetin fillimisht foli me babain e të riut që u vetëvra ku e ka pyetur nëse kishin për qëllim për të mbajtur apo jo mjetin.
I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkepunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve.
Por ndërkohë, së pari, ajo që duhet theksuar është fakti se një officer i policisë gjyqësore, në asnjë rast nuk e pyet qytetarin nëse ke apo jo dëshirë ta marrësh sendin që të takon. Është detyrë funksionale që pasi mbarojnë hetimet dhe prokurori kthen sendin, opgj, njofton qytetarin dhe i kërkon të shkojë dhe të firmosë, me qëllim që të bëhet krhimi i sendit. Është në dëshirën e tij nëse e largon nga ambjentet e komisariatit apo kudo që mund të jetë zhvendosur mjeti apo jo.
Por mesa duket, duke përfituar nga momenti delikat në të cilin ndodheshe familja e personit që ka humbur jetën, punonjësja e policisë e ka shfrytëzuar për të përfituar.
Pra mesa duket në kokën e saj ka qenë e qartë e gjithë skena që në momentin e mjetit.