Ai tha se mungesa e ngushëllimeve nga drejtuesit e lartë të policisë është tepër e dhimbshme për dikë që i shërbeu për dekada Policisë së Shtetit.
“Kjo është e dhimbshme dhe shumë e rëndë që nuk kishte asnjë ngushëllim nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Ka humbur jetën një shërbëtor i ligjit, një njeri që është edukuar për të zbatuar ligjin. Një njeri që gjatë karrierës ka kaluar mbi veten e tij, mbi familjen dhe të afërmit me dhjetëra sfida, presione nga më të ndryshimet, apo i tradhtuar nga politika dhe ka arritur deri në momentin që të ndërmarrë atë akt. Unë vizualisht e njoh, kur kam qenë në Policinë e Durrësit. Më ka lënë përshtypjen e një njeriu të qetë që kryen detyrën dhe jo si këta me hije dyshimi. Një njeri i qetë që zabton vetëm ligjin”, tha Hoxha.
Oficeri Pjeçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër-shkarkimi, për shkak se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”.
Në lidhje me këtë vendim të gjykatës Hoxha theksoi se mund të jepej një dënim alternativ më i butë në mënyrë që nënkomisari mos të humbiste vendin e punës/euronews