Rreth orës 21:35 mbrëmjen e djeshme, në fshatin “Shtoj i Vjetër”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e një 80-vjeçari.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën i moshuari, Gjek Prronaj, i cili jetonte i vetëm.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ