E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i Universitetit

Lajm i trishtë për arsimin dhe historinë.

Ish- pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Profesor Selman Sheme ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Profesori, historiani Selman Sheme ishte me origjinë nga Çamëria, të cilës i kushtonte një vëmendje të veçantë edhe përmes publikimeve të ndryshme në shtypin e përditshëm apo mediat online. Ai ka lënë pas qindra e ndoshta më shumë, artikuj, studime, botime me interes jo vetëm njohës por edhe shkencor.