E trishtë/ Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Padova.

Sipas mediave italiane Ariana Herri, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi.

Fillimisht e reja shfaqi simptoma të lehta, si kollë dhe ftohje.

Në ditët në vijim, sëmundja u përkeqësua duke i shkaktuar vështirësi në të ngrënë, të vjella të vazhdueshme, gjë që bëri familjen t’i drejtohej spitalit.

E transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova, Ariana iu nënshtrua kujdesit intensiv.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

Autopsia e kryer sot do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.