E treta herë në SPAK, shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit

Seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë për të tretën herë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Dritan Prençi.

Kujtojmë se SPAK ka çuar në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar për inceneratorin e Fierit ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, zv.presidentin e FSHF-së dhe disa biznesmenë.

Seanca e radhës është vendosur më 24 mars.