Reperja e njohur Cardi B ka treguar së fundmi detaje rreth marrdhënies me ish-bashkëshortin e saj Offset.
Dy reperët u ndanë pas raportimeve se Offset e tradhtoi sërish gruan e tij, pak para se të vinte në jetë fëmija i tyre i tretë.
Këngëtarja kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj në fillim të gushtit, kur njoftoi shtatzëninë.
Këtë herë, grindjet e tyre u zhvilluan publikisht në rrjetet sociale, ku Cardi B shpesh i referohej ish-bashkëshortit të saj, duke folur për të në mënyrën më të keqe.
Megjithatë, tani gjërat duket se janë rregulluar mes tyre, të dy ata ndajnë marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve të tyre.
“Kam marrëdhënie të mira me Offset së fundmi”, shkroi Cardi B në Twitter.
Gjithashtu ajo ka shpjeguar se po mundohen të kenë marrëdhënie të mira për të arritur edukimin e duhur të fëmijëve të tyre.
“Jemi shumë të lumtur. Më duket se kjo javë ishte më pak dramatike, sepse tre muajt e fundit kanë qenë një dramë. Ne po ziheshim, ishte çmenduri. Por këtë javë, këto 8 ditë, nuk ka dramë. Po arrijmë në pikën ku gjërat po ecin në mënyrë shumë të shëndetshme”, shkroi reperja.
Gjithashtu Cardi përmendi se të dy tani kanë vazhduar me jetën e tyre dhe po takohen me njerëz të tjerë. Veç kësaj, ajo ka theksuar se ajo nuk merzitet kur e sheh ishin me dike, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ai.
“Unë nuk ju shqetësoj, ju nuk më shqetësoni mua. Pra, jemi ok, kemi marrëdhënie të mira”, ka përfunduar reperja.