“E tmerrshme, ka hypur te karrigia e ministres dhe nuk ikën”/ Braçe: Protestojnë për Saliun, kërkojnë që ta njohim si kreun e PD
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar vendimin e sotëm të deputetëve të opozitës, të cilët në shenjë proteste bllokuan punimet në Kuvend.
Ai tha se këta deputetë kanë si qëllim njohjen nga ne të Berishës si kryetar të PD-së.
“Protestojnë për Saliun. Ne nuk njohim asnjë prej tyre as Saliun. Këta të; Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjetër një pjesë kanë zënë sallën. Po përjashtuan. Ata më kanë marrë vetëm kartën. Pa pushtet nuk ekzistojnë ata. Ata deputetë që janë aty brenda, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hypur te karrigia e ministres dhe nuk ikën. Na kërkojnë ne që të njohim si kryetar të PD Sali Berishën. Nuk është kompetenca jonë. Të tregoj një mesazh të një deputeti të PD që thoshte që; pse nuk na njihni!