E shtuna ditë zie, Berisha: Do vijoj fushatën elektorale duke…

Kjo e shtunë e 26 prillit do të jetë ditë zie në Shqipëri në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë,.

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të vazhdojë fushatën elektorale. I pyetur nga gazetarët, Berisha deklaroi se në cdo takim do të mbajë një minutë heshtje, në nderim të figurës së Papës.

Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.