“E shtriu në tokë dhe e goditi me thikë”, flet motra e të plagosurës në Korçë: Ish-partneri e përndiqte prej 2 vitesh!

Motra e Manderina Çelës, ka folur për mediat lidhur me plagosjen e kësaj të fundit nga ish-partneri Ilia Çami, në Korçë.

Marjana Plaka, ka deklaruar se e ka parë live skenën, duke thënë se autori e shtiu në tokë dhe e goditi me thikë.

Sipas saj, ish-çifti kanë patur shumë probleme dhe se Çami e përndiqte prej 2 vitesh.

Marjana Plaka: E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.

Check Also

Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *