E shiti vajzën 6-vjeçare për vetëm 1 mijë dollarë, dënohet përjetë nëna

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Afrikën e Jugut, ku një gjykatë ka dënuar me burgim të përjetshëm një nënë që shiti vajzën e saj gjashtëvjeçare për vetëm 1 mijë dollarë.

Raquel “Kelly” Smith dhe dy bashkëpandehur të tjerë u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe trafikimin e të miturës Jocelyn Smith, e cila u zhduk në shkurt të vitit 2024 nga shtëpia e saj në Saldanha Bay, rreth 135 kilometra në veri të Cape Town. Vajza nuk është gjetur kurrë.

Provat e paraqitura në gjykatë zbuluan se nëna e saj e kishte shitur të bijën për shumën prej 20,000 rand (rreth 1,100 dollarë amerikanë). Pamjet nga seanca e dënimit treguan Smith me një qëndrim të pandjeshëm, sikur nuk e perceptonte seriozitetin e situatës dhe as pasojat e veprës së saj kriminale.

Rasti shkaktoi një zemërim të gjerë në shoqëri, duke nxitur edhe reagimin e autoriteteve të larta të vendit. Ministri përkatës kishte ofruar një shpërblim prej një milion rand (rreth 54,000 dollarë) për këdo që jepte informacion për vendndodhjen e vajzës së zhdukur.