E sfidoi në garën për president të PL-së, Ilir Meta i jep postin e rëndësishëm Faik Bashës

Pak ditë pasi ishte kundërshtar i Ilir Metës në zgjedhjet brenda Partisë së Lirisë, Faik Basha është zgjedhur sekretar i kësaj partie për çështjet e Sigurisë Publike

Ka qenë vetë Presidenti i Partisë së Lirisë, ai që ka bërë të ditur lajmin  në rrjetet sociale.

Njoftimi i Metës

Shumë urime kolegut tonë z.Faik Basha për zgjedhjen Sekretar i Partisë të Lirisë për çështjet e Sigurisë Publike.

Jam i bindur se me përvojën, profesionalizmin dhe integritetin e tij do të përballet me dinjitet me sfidat që e presin. Lufta kundër krimit të organizuar është vendimtare për realizimin e 5 prioriteteve tona!