E rrallë! Pisha e vetme që ka mbijetuar në Malin e Thatë, ja çfarë simbolizon

Kjo është e vetmja pishëz e cila ekziston në lartësinë rreth 2000 m mbi nivelin e detit, kur je duke ngjitur shtegun e shenjuar të Malit të Thatë (2288m). Edhe pse është zona e brezit të kullotave alpine dhe bimësia përbëhet kryesisht nga shkurre dhe barëra të cilat për shkak të temperaturave të ulta, erës së fortë por edhe borës janë podhuajse në nivelin e tokës, kjo pishëz mbijeton.

Qëndron aty, stoike, e vetme, përbri shtegut që të çon drejt majës së malit si për tu dhënë kurajo vizitorëve dhe simbolikisht duke nënkuptuar mesazhin motivues të natyrës:
“Vazhdoni rrugën edhe pse erërat dhe stuhitë do përplasen me ju teksa ngjiteni drejt majës!”