E RËNDË/ Vetëvritet e reja, ishte në muajin e katërt të shtatëzanisë

Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në komunën e Shtërpcës në Kosovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa pranë viktimës është gjetur një revole.

“Shtërpcë, 19.12.2024-00:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës”, thuhet në njoftim.

Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.