E rëndë! U paraqit në spital, 17-vjeçarja humb jetën nga bakteri i rrallë

Një 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial.

Fillimisht adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së, ku ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele.

Ndërkohë po trajtohen me profilaksi familjarë të saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17 vjeçaren pasi meningiti bakterial është ngjitës.