E rëndë/ U godit me thikë së bashku me foshnjën e saj gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë nëna 38-vjeçare
Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction, në Sidnei të Australisë.
Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe nga një 40-vjeçar, por se nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve që kishte marrë. Kështu, gruaja ka humbur jetën.
Policia dhe shërbimet në spital kanë thënë se viktima të sulmit të tmerrshëm janë 5 gra dhe një burrë. Si gruaja, edhe fëmijët janë qëlluar me thikë nga 40-vjeçari, por se nëna ua dhuroi foshnjën dy burrave, që ishin aty për ta ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja.
Autori, që ishte i njohur për policinë, u vra nga efektivët. Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se sulmi nuk ishte terrorist. Kjo ishte ndër ngjarjet më të rënda në Sidnei prej shumë vitesh.