E RËNDË/ Ra nga kati i 7-të dhe vdiq në vend, arrestohet i dashuri i 13-vjeçares shqiptare
Detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 13-vjeçares shqiptare në Piacenza.
Aurora, mbiemri i së cilës nuk bëhet i ditur humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte. Në ato momente, ajo ndodhej me të dashurin e saj 15-vjeçar, po me origjinë shqiptare.
Karabinierët kanë bërë të mundur arrestimin e tij, teksa akuzohet për vrasje me dashje. Viktoria, motra e madhe e viktimës reagoi në rrjetet sociale dhe në një intervistë për La Stampa, duke e akuzuar hapur djalin si përgjegjës për vdekjen e Aurorës.
“Nuk do të hesht kurrë”, deklaroi ai, duke bërë thirrje për vendosjen e drejtësisë. Sipas Viktoria, Aurora kishte frikë prej tij pasi dyshohet se e keqtrajtonte.