E rëndë! Po punonte për hapjen e pusit, aksidentohet dhe humb jetën 55-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Koplikut ku një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi uji.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi:

Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.