E rëndë në Vlorë/ Nëna e alkoolizuar përplas në tokë fëmijën e saj 5-muajsh

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” të Vlorës, ku nëna, rreth 35 vjeç, në kushtet e dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën në tokë, në trotuar.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ta marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë.

Ndërkohë, fëmija është shoqëruar në spital dhe sipas policisë, në sipërfaqe nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna e alkolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që mësohet se është e divorcuar.